Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtina teston sot alarmin publik

Prishtina teston sot alarmin publik

Sot, në Prishtinë do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmit publik.

Siç ka informuar Komuna e Prishtinës, testimi i sistemit të alarmit publik do të bëhet nga ora 12:05, me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, me datë 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05 do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.”, është bërë e ditur në njoftim.

/TV Arbëria