Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thirrur për nesër një konferencë për media në ora 11:00.
Dugolli nuk i ka bërë të ditura arsyet e mbajtjes së kësaj konference por ka thënë se do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve me kënaqësi, teksa ka përmendur edhe një adresim për një çështje të rëndësishme nga ana e tij.
“Të nderuara media,Të dashur dhe të respektuar gazetarë/e,Ju ftoj që nesër, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ora 11:00, të vini dhe të ndiqni një adresim timin për një çështje shumë të rëndësishme. Pyetjeve tuaja do u përgjigjem me kënaqësi, ndërsa në fund do ua shpërndajë edhe materialin e zgjeruar më qëllim të informimit më të detajuar për arsyejen e paraqitjes sime për opinionin. Me rëspekt:Enver Dugolli”, ka shkruar Dugolli.
/TV Arbëria