Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Plagoset një person në kryeqytet

Plagoset një person në kryeqytet

Një person është plagosur të mërkurën pas mesnate në Prishtinë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Prishtinë 04.05.2023 – 00:17. Është raportuar se viktima mashkull nga Kosova është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.”, ka informuar Policia.

Rasti është nën hetime nga njësitë relevante.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

/TV Arbëria