Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abazoviq: Unë i kam thënë ambasadores të votojë për Kosovën në KiE

Abazoviq: Unë i kam thënë ambasadores të votojë për Kosovën në KiE

“Unë i kam thënë ambasadores të Malit të Zi në Këshillin e Evropës që të votojë për pranimin e Kosovës në atë organizatë”, tha kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e thirrur nga Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diasporë.

Ai tha se në politikën e jashtme të Malit të Zi nuk ka ndryshuar asgjë dhe se shteti ka ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente.

“Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera”, tha më tej Abazoviq.

Të hënën e 24 prillit, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, shkoi në fazën e dytë. Në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, vendi siguroi 33 vota.

/TV Arbëria