Kanë përfunduar dy derbit e programit të sotëm të Superligës së Kosovës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani dhe Prishtina kanë barazuar 1:1.
Rezultatin i pari e zhbllokoi Shefit Shefiti, i cili kaloi Prishtinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 45+3’.
Ndërkaq, Ballkanin nga humbja e shpëtoi Albion Rrahmani, i cili i siguroi barazimin kampionit të Kosovës në minutën e 90+5’.
Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe derbi tjetër mes Llapit dhe Dritës, ku kjo e fundit arkëtoi pikët e plota.
Përgjatë 90’ minutave lojë në “Zahir Pajaziti”, Drita e mposhti Llapin me rezultat solid 2:0. Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Blend Baftiu (minuta e 58’) dhe Raddy Ovouka Hokemba (minuta e 90+3’).
Me fitoren e sotme, Drita shkëputet në krye të tabelës në kuotën e 66 pikëve, tre sosh më shumë se Ballkani në pozitën e dytë.
Në anën tjetër, Llapi zë vendin e gjashtë në tabelë me 41 pikë, kurse Prishtina renditet e katërta me 43 pikë të arkëtuara.
Rezultatet finale të ndeshjeve:
Ballkani 1:1 Prishtina
Llapi 0:2 Drita
/TV Arbëria