Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut pret të betohet: Nëse duhet do ta marr objektin e Komunës

Kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut pret të betohet: Nëse duhet do ta marr objektin e Komunës

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është shprehur i gatshëm të udhëheqë me këtë komunë sapo ta kryej aktin e betimit, për të cilin tha se do të ndodhë brenda një jave.

Ai ka bërë të ditur se janë në proces të harmonizimit të punëve së bashku me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

“Nuk kam dhënë betimin akoma, jemi në përgatitje e sipër të këtij akti ceremonial, mirëpo presim së shpejti dhe brenda jave, ditësh, kjo do të ndodhë… Do të fillojmë me punë menjëherë, jemi në proces e sipër… Kemi ftesa nga Ministria e Pushtetit Lokal, kështu që do të takohemi, t’i harmonizojmë punët..”, deklaroi Zeqiri.

Nën udhëheqjen dhjetëvjeçare të Listës Serbe, në zyrat e Komunës së Leposaviqit kanë gjetur strehë edhe strukturat ilegale serbe.

“Unë të gjitha herët gjatë fushatës, por edhe tash, nuk e kam pasur synim dhe prioritet marrjen e objekteve, mirëpo nëse duhet të merren objektet, natyrisht do ta bëjmë… Disa dikastere në komunë janë duke funksionuar në vazhdimësi e sipër, do të thotë kurrë nuk janë ndalur, janë në funksion, punojnë, siç janë regjistrimi civil, regjistrimi e automjeteve dhe Drejtoria për Çështje Sociale, dikastere të cilat udhëhiqen kryesisht nga shqiptarët, këto janë në funksion e sipër, janë në shërbim të qytetarëve”, vijoi Zeqiri.

“Unë mendoj se do të jem deri në fund të mandatit për dy vite, kështu që ne jemi të orientuar të punojmë dhe të bëjmë më të mirën për qytetarët’, ka thënë Zeqiri.

Në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Zeqiri i Partisë Demokratike të Kosovës mori 52.2% të votave dhe fitoi ndaj kundërkanditatit nga Lëvizja VEtëvendosje, Flakron Hasani.

/TV Arbëria