Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë falje për miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur në Bruksel.
“Dhimbja është përmbytur, barazuar dhe barazvlerësuar. Kurti ka shpikur termin ‘të zhdukur me forcë’ që nuk ekziston nëpër konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë”, është shprehur Hoxha në kuvend.
“Serbia nuk e ka asnjë obligim sipas këtij termi për reparacionin dhe çështje të tjera për personat e zhdukur. Kurti duhet të kërkojë falje, sepse ka ushtruar dhunë dhe ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve. Ai do të duhej të ishte këtu dhe të kërkonte falje”.
/TV Arbëria