Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Abazi tregon nëse do t’i bashkohet ndonjë partie tjetër në Kuvend, hedh akuza ndaj Kusarit

Abazi tregon nëse do t’i bashkohet ndonjë partie tjetër në Kuvend, hedh akuza ndaj Kusarit

Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar mbrëmë se ndalimi i punës së Komisionit Hetimor për Energjinë do të ishte në interes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas Abazit i cili të mërkurën u përjashtua nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Kusari-Lila e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike.

“Mund të jap shembullin konkret të themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, ka qenë interes i Mimoza Kusarit-Lila, që ky komision të abortojë punën e tyre, për ta nxjerr realisht një raport i cili nuk i hyn askujt në punë. E mbi të gjitha, nuk e nxjerr rolin e Kusarit-Lila, si një nga ministret që ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike”, tha ai për Tëvë1.

Ai u pyet se nëse e ka ndonjë plan që t’i bashkohet ndonjë grupi tjetër parlamentar.

Por, u shpreh se “është më e rëndësishme të theksohet që ai nuk ka bërë tradhti ndaj votës”.

“Unë jam tradhtuar brenda procesit të realizimit të premtimeve”, tha ai, ndërsa u shpreh se “ka një numër të madh të deputetëve tjerë që janë plotësisht të pakënaqur me formën e menaxhimit të grupit parlamentar të LVV-së”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress