Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukraina mohon atentatin ndaj Putin: Ne mbrojmë vetëm trojet tona

Ukraina mohon atentatin ndaj Putin: Ne mbrojmë vetëm trojet tona

Ukraina ka mohuar me forcë pretendimet e Rusisë se kishte dërguar dronë drejt Kremlinit, me qëllim asgjësimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky u tregua i qartë në reagimin e tij, teksa tha se synimi i Ukrainës nuk është as të vrasë Putinin dhe as të godasë Kremlinin.

“Ne nuk sulmojmë as Putinin dhe as Moskën. Ne luftojmë për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona, të cilat sulmohen do ditë nga forcat ruse”, deklaroi Zelensky.

Ndërkohë, këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak, shkoi edhe më tej, duke thënë se nëpërmjet akuzave, Kremlini po justifikon sulmet që pritet të bëjë në ditët e ardhshme mbi Ukrainë.

Rusia pretendoi këtë të mërkurë se pengoi një sulm nga dronët ukrainas në Kremlin, duke e cilësuar atë një atentat të pasuksesshëm kundër presidentit Vladimir Putin dhe duke premtuar hakmarrje për atë që e quajti një “akt terrorist”, raportoi Top News.

Autoritetet ruse thanë se sulmi me dron ndodhi natën, megjithatë deri tani nuk ka asnjë provë të pavarur që të dokumentojë se sa reale janë pretendimet e Moskës zyrtare.

/TV Arbëria

Powered by WordPress