Dukagjini ka pësuar disfatë në xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll duke u mposhtur nga Gjilani me rezultat 2-0, humbje kjo e cila i largon ata nga gara për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Menjëherë pas ndeshjes, skuadra nga Klina ka publikuar një video në “Facebook” duke u ankuar në gjyqtarin e ndeshjes, Alban Shala, duke pretenduar për gabime në ndarjen e drejtësisë në fushë.
Skuadra e Dallkut ankohet për një faull të pa dhënë nga Shala ndaj sulmuesit Otto John, duke lejuar vazhdimin e aksionit, i cili më pas sjellë edhe ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit të Dukagjinit, Ardin Dallkut.
Ky është postimi i plotë i KF Dukagjinit në “Facebook”:
ALABAN SHALA 👀GENZ NUZA🖥VAR
Pas ndeshjes ndaj Ballkanit, dhe gabimit nga Genz Nuza, i cili nuk e rishikojë situatën ne VAR, duke na dëmtuar rëndë ne fundin e ndeshjes dhe duke e çuar poshtë mundin dhe ndjerësen e futbollistëve. Sot gjyqtari i ndeshjes ndaj Gjilanit, zt.Alban Shala, fillimisht nuk e ndali lojën pas ndërhyrjes ne Oto John, e nga ky aksion rrjedhë loja, nga ku vjen edhe ndëshkimi me karton te kuq ndaj Ardin Dallkut. Kësaj radhe për dallim nga gjyqtari Genc Nuza, nga dhoma e VAR-it, thirret të rishikojë ne monitor vendimin e tij gjyqtari Alban Shala, por ndërhyrja ndaj Johnit nuk përsëritet prapë nga dhoma e VAR-it dhe as që kërkohet një gjë e tillë nga Shala, i cili kishte vetëm një qëllim.
Brenda katër ditëve dëmtohem rëndë, nga dy vendime të çuditshme, njëri nuk e RISHIKON VAR-in, ne dëm tonin, ndërsa tjetrit nuk ju shfaqet e as nuk e kërkon pamjen e kësaj ndërhyrje nga ku rrodhi gjithçka.
RASTËSI, NUK E BESOJMË!
Dy raste me ngjashmëri brenda pak ditëve, dy vendime te ndryshme ne bashkëpunim me njerëzit ne dhomën VAR-it.
Nuk do të heshtim, do të kërkojmë llogari!
/TV Arbëria