Sprinterja amerikane, fituese e medaljes së artë olimpike Tori Bowie ka vdekur në moshën 32-vjeçare.
Bowie ishte njëra nga atletet më të njohura, e cila u stolis me medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2016.
Ajo vazhdoi të konkurronte në skenën botërore në vitin 2019, në Kampionatin Botëror të Katarit, por i kaloi katër vitet e fundit duke jetuar e në Florida.
Bowie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Winter Garden të martën, por shkaku i vdekjes së saj ende nuk është bërë i ditur.
Në rrjetet sociale, motra e saj e pikëlluar la të kuptohet se ajo kishte probleme mendore.
/TV Arbëria