Titulli i kampionit të Kosovës në basketboll për edicionin 2022/23 do të diskutohet ndërmjet Pejës dhe Trepçës.
Skuadra pejane do ta synojë titullin e shtatë të kampionit në historinë e saj, ndërsa Trepça të katërtin.
Fitues do të shpallet skuadra e cila do t’i regjistrojë tri fitore, me sfidën e parë që zhvillohet sonte në Pejë.
Sa i përket titujve të kampionit në historinë e basketbollit të Kosovës prin Sigal Prishtina me 14 tituj, e ndjekur nga Peja me gjashtë dhe Trepça me tre tituj.
Ylli është i katërti me dy tituj, kurse me nga një janë Bashkimi, Mabetexi dhe Drita.
/TV Arbëria