Më 3 maj 1877 ishte formuar Komiteti i janinës në Janinë.
Qëllimi i këtij komiteti ishte që të mbrohen tokat shqiptare, të cilat rrezikoheshin që të coptoheshin nga shtetet fqinjë. Në Komitetin e Janinës u përfshinë shqiptarë të viseve jugore nën drejtimin e Abdyl bej Frashëri. Gjatë krizës së hershme Lindore, të viteve 70-të gjatë shekullit XIX, Komiteti i Janinës i paraqiti një memorandum Portës së Lartë, ku parashtronte gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe kërkesën për bashkimin e të gjithë tokave shqiptare në një vilajet të vetëm.
Komiteti i Janinës, veprimtarinë kryesore e kishte përqëndruar në: organizimin e një kryengritje shqiptare kundër shtetit Osman me mbështetjen e oficerëve shqiptarë, të cilët shërbenin atë kohë në ushtrinë osmane. Ndërsa nga ana tjetër, drejtuesit e komitetit kishin hyrë në bisedime me përfaqësues të qeverisë greke, që të lidhej një aleancë e përbashkët
Në korrikun e vitit 1877, Abdyl bej Frashëri kishte xhvilluar bisedime të fshehta në Janinë, me përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, për arsye të kërkesave të tepërta të asaj kohe të përfaqësuesve grek ndaj viseve jugore të banuara nga shqiptarët si dhe kindërshtimit për formimin e shtetit të pavarur shqiptarë, nga bisedimet dypalëshe nuk ishte arritur asgjë.
/TV Arbëria