Serie A i rikthehet aksionit sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 33 të këtij sezoni.
Katër ndeshje të programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 18:00, kurse katër të tjera me fillim nga ora 21:00.
Gara për Top 4 vazhdon të jetë e zjarrtë, ku sot e vazhdojnë “luftën” Interi, Milani, Juventusi, Atalanta, Roma dhe Lazio.
Interi luan si mysafirë kundër Veronas sikurse Roma që është mysafire e Monzas. Atalanta pret skuadrën e Spezias, ndërsa ndeshje në shtëpi zhvillojnë edhe Juventusi, Milani e Lazio.
“Zonja e Vjetër” përballet me Leccen, Milani me skuadrën e Cremoneses kurse Lazio pret në shtëpi skuadrën e Sassuolos.
Programin e plot të Serie A e gjeni më poshtë.
18:00 Atalanta – Spezia
18:00 Juventus – Lecce
18:00 Salernitana – Fiorentina
18:00 Sampdoria – Torino
21:00 AC Milan – Cremonese
21:00 Lazio – Sassuolo
21:00 Monza – Roma
21:00 Verona – Inter
/TV Arbëria