Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Viti: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Viti: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës, rreth orës 02:30 në fshatin Drobesh komuna e Vitisë ka ndalur për kontroll rutinore një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit tek pasagjeri i këtij automjeti R.S. (viti i lindjes 1982, mashkull nga Kosova shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e llojit Ekol e kalibrit 9mm.

“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. 

/TV Arbëria