Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Borrell: Draft-statuti i Asociacionit nuk është final

Borrell: Draft-statuti i Asociacionit nuk është final

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar sot në Bruksel nuk është final, por vetëm do të shërbejë si pikë fillestare për negociata të mëtejshme.

Pas takimit Kurti-Vuçiq, Borrell në konferencë për medie, tha se palët janë me qëndrime të ndryshme për Asociacionin.

“Palët kanë ndërmarrë një hap drejt themelimit të Asociacionit, marrëveshje kjo e dakorduar para 10 vitesh. Është prezantuar drafti i parë i cili nuk është final, por është si pikë fillestare. Këndvështrimet e palët janë të largëta mes njëra-tjetrës për Asociacionit”, tha ai.

/TV Arbëria