Newcastle United po shihet si njëra nga skuadrat favorite për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon, pas raportimeve të fundit se superylli portugez dëshiron të largohet nga Al Nassri.
Kontrata e 38 vjeçari prej 200 milionë eurosh në vit nuk skadon deri në vitin 2025, marrëveshje kjo të cilën Ronaldo e nënshkroi menjëherë pasi u largua nga Manchester United në nëntor të vitit të kaluar.
Ronaldo po kalon nëpër një formë të mirë me Al Nassrin, duke shënuar 12 gola në po aq ndeshje të zhvilluara këtë sezon, përfshirë këtu edhe një gol në fitoren 3:0 ndaj Al Raed të premten.
Por, tani bëhet e ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron largimin nga Al Nassri, me ish-klubin e tij, Real Madridin që spekulohet se i ka ofruar Ronaldos një rol si ambasador në klub.
Po ashtu, thuhet se skuadra e Newcastle, e cila është afër të siguroj futbollin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, e dëshiron Ronaldon në ekip.
/TV Arbëria