Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Menaxhimi i mbetjeve medicinale, GIZ i jep Kosovës pajisje në vlerë mbi 200 mijë euro

Extra AL PVC

Ministria e Shëndetësisë dhe Agjensioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) kanë nënshkruar të martën aktin e dorëzim- pranimit të pajisjeve medicinale për mbeturina medicinale, në vlerë mbi 200 mijë euro.

Në ceremoninë e këtij nënshkrimi ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, të cilët paraprakisht zhvilluan një takim, ndërsa nënshkrimi i dorëzim-pranimit të pajisjeve u bë nga sekretari i përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi dhe drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber.

Ministri Vitia tha se sigurimi i pajisjeve për mbeturina medicinale është një kontribut i vlefshëm i Qeverisë së Gjermanisë përmes GIZ, në funksion të menaxhimit më të mirë të mbetjeve medicinale dhe ruajtës së shëndetit publik.

Vitia: Ky investim është i rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë

“GIZ bashkë me qeverinë gjermane po investojnë që të na ndihmojnë në këtë drejtim, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sektorin tonë të shëndetësisë”, tha ai.

Në anën tjetër, ambasadori Joern Rohde tha se ky projekt do ta ndihmojë Kosovën në menaxhimin e mbetjeve medicinale.

Rohde: Ky është një hap i rëndësishëm për të reduktuar mbeturinat medicinale

“Jam shumë i lumtur që jam këtu së bashku me kolegët nga GIZ-i për të marrë pjesë në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për menaxhimin e mbeturinave medicinale. Mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm për të reduktuar dhe nëse është e mundur për të shmangur mbeturinat, për të kontribuar në një ekonomi rrethore dhe për ta bërë Kosovën një vend më të shëndetshëm. Dhe kjo është gjithashtu në përputhje me hapat tanë për të përgatitur Kosovën për integrim në BE”, tha Rohde.

Ndërkaq, detaje për këtë projekt dha sekretari i MSh-së, Naim Bardiqi, i cili tha se një numër i pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale do t’i dorëzohen 34 Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Bardiqi: Rreth 1 milion e 100 mijë kilogramë mbeturina në sektorin e shëndetësisë gjenerohen

“Është bërë një prej studimeve të fizibilitetit të investuar nga GIZ-i gjerman për menaxhimin e mbeturinave shëndetësore në sektorin e shëndetësisë në vlerën mbi 200 mijë euro. Ndërsa në pajisje dhe materiale shpenzuese që tani përfitojnë QKUK dhe komunat e kapin vlerën po ashtu 200 mijë euro… Rreth 1 milion e 100 mijë kilogramë mbeturina në sektorin e shëndetësisë gjenerohen, prej tyre 75 për qind kanë përputhje me legjislacionin në fuqi”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët, Vitia foli edhe për procesin gjyqësor me Organin Shqyrtues të Prokurimit, në lidhje me vendimin për lejimin e prokurimit të barnave pa autorizim të marketingut.

Ai nënvizoi se kjo do të garantojë ligjshmërinë e të gjitha proceseve, por mbi të gjitha, cilësinë e barnave në Kosovë.

Vitia: Do të garantojë cilësinë e barnave në Kosovë

“Unë jam këtu ministër i Shëndetësisë për të garantuar mbarëvajtje të proceseve, ligjshmëri të proceseve, por mbi të gjitha për të garantuar cilësinë e barnave dhe materialeve për pacientët dhe qytetarët tanë. Kjo cilësi, ashtu siç e kemi thënë disa herë garantohet vetëm me autorizim marketingun apo regjistrimin e barnave në Republikën e Kosovës. Prandaj ne do të vazhdojmë të ruajmë ligjshmërinë, pavarësisht të gjitha sfidave që mund t’i kemi”, theksoi Vitia.

Kurse fillimin e hetimeve për këtë rast, Vitia e quajti të çuditshëm.

Vitia: Është e çuditshme fillimi i hetimeve për këtë rast

“Të fillojnë hetimet për këtë gjë është pak e çuditshme, mirëpo pa u lëshuar në komente të tjera të cilat besoj se nuk janë puna ime t’i komentoj. Por puna ime është garantimi i ligjshmërisë dhe shëndetit publik”, tha ai.

GIZ, gjithashtu, në emër të Qeverisë Gjermane, është duke mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë Planin për Menaxhimin e Mbeturinave Medicinale (PMMM).

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...