Komisioni Arbitrar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marr vendim që seria e finaleve të play-off-it në basketbollin kosovar ndërmjet Trepçës dhe Pejës të nis me ndeshjen e parë në Mitrovicë, edhe pse pritej që sfida e parë të zhvillohet në Pejë.
Ekipi që shënon tri fitore do të shpallet kampion i këtij edicioni.
“Vendoset që përparësinë e terrenit vendas në finalen e plejofit ta ketë KB Trepça. Urdhërohet Komisioni i Garave të caktojë kalendarin e zhvillimit të finaleve konform këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Komisionit Arbitrar.
Trepça e ka mbyllur sezonin e rregullt në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Peja doli e dyta.
/TV Arbëria