Sekretarja e Thesarit të ShBA-së, Janet Yellen, ka paralajmëruar se ky shtet mund të mbetet pa para të gatshme nga 1 qershori, nëse Kongresi dështon ta rrisë apo ta pezullojë tavanin e borxhit.
Arritja e kufirit maksimal të borxhit nënkupton që qeveria e ka të pamundur që të huazojë më tepër para, raporton BBC.
Të hënën, Yellen, ka thirrur Kongresin që të veprojë “sa më parë të jetë e mundshme” për ta adresuar çështjen e limitit prej 31.4 trilionë dollarësh.
Presidenti Joe Biden ka thirrur një takim për 9 maj me liderët kongresistë për këtë çështje.
/TV Arbëria