spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish-ministri i Jashtëm grek tregon nëse Greqia do ta njohë Kosovën

Extra AL PVC

Kosova është një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Lidhur me këtë vendim pati 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

Shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës: Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Serbia, dhe Hungaria si surpriza më e madhe duke konsideruar faktin se kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës. Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan, ndërsa Armenia nuk votoi fare.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit në Greqi për shkak të qëndrimit të Athinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Georgos Katrougalos, profesor i të Drejtës Publike, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës pasi Greqia është një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët.

“Siç e dini Greqia është një 4 vendet e BE që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pozicioni ynë shpjegohet me faktin se ne duam të shmangim konflikte në Ballkan ndaj duam zgjidhje që të pranohen nga të dyja palët konform ligjit ndërkombëtar. Ne jemi në favor të dialogut direkt mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës dhe ne siç e kemi thënë duam një marrëveshje të pranueshme që të zgjidhë problemet në Ballkan, siç u bë me marrëveshjen e Prespës që i dha fund konfliktit mes Greqisë dhe RMV”, tha ish-ministri i Jashtëm grek.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë, thonë autoritetet palestineze

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e një kërkesë të Serbisë për kthimin e forcave serbe në Kosovë, e cila është në...

Kryetari i degës më të madhe të VV-së në Drenas jep dorëheqje bashkë me aktivistë: Lladrovci: Mirë se vjen Baxhë!

Kryetari i një prej degëve më të mëdha të VV-së në Drenas, Naim Qorri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia që drejton...