Ka përfunduar një tjetër fundjavë në kampionatet botërore të futbollit, ku përsëri futbollistët nga Kosova kanë lënë gjurmë.
Padyshim që Florent Muslija është lojtari më në formë i Kosovës, i cili edhe këtë javë ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Paderborn.
Faqja e specializuar për statistika dhe vlerësimet e futbollistëve ‘SofaScore‘ ka zgjedhur top pesë futbollistët nga Kosova me notat më të larta.
Ylli i Kosovës asistoi në fitoren ndaj Eintracht Braunschweig, derisa pati edhe katër dribilme, katër pasime kyçe si dhe 49 herë preku topin gjatë 77 minutave lojë.
Paraqitje fantastike pati edhe Leart Paqarada në Bundesliga 2 me St Paulin në fitoren ndaj Arminia Bielefeld ku asistoi në fitore. Paqarada pati edhe gjashtë duele të fituara si dhe tre pasime kyçe.
Ndeshje të mirë pati edhe mbrojtësi David Domgjoni në Ligën e Parë të Turqisë me Manisan ku fituan në udhëtim te Ankara Keciorengucu.
Qendërmbrojtësi tjetër i Kosovës, Ibrahim Dresevic shkëlqeu në elitën e futbollit turk me Fatih Karagumruk ndaj Antalyaspor, duke marrë notë 7,6.
E me lojë të mirë u dallua edhe Donis Avdijaj që realizoi gol për Hatrbergun në ndeshjen ndaj WSG Tirol.
/TV Arbëria