Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Kërcënon Dreçun: Hapja e Urës së Ibrit, sjell veprime të armatosura

Kërcënon Dreçun: Hapja e Urës së Ibrit, sjell veprime të armatosura

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Dreçun, ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit çon në “aksione serioze të armatosura”.

Ai, në televizionin ‘TV PINK’ ka pretenduar se ky vendim çon në kërcënimin e mbijetesës së serbëve në Kosovë.

“Megjithatë, ajo lëvizje nuk mund të shikohet veçmas, duhet parë gjithçka që ka ndodhur ditët e fundit. Prishtina tregton me shumë mjeshtëri historinë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kinse kanë pranuar në parim që të formohet, por ne nuk e kemi thelbin, me atë pretekst shtetet perëndimore e kanë përkrahur Prishtinën në Këshillin e Evropës dhe kanë marrë liberalizimin e vizave, kanë njohur zgjedhjet farsë që nuk kanë asnjë rëndësi politike”, deklaroi Dreçun.

“Pastaj ata vazhdojnë. Gjëja e parë që do të bëjë Kuvendi është hapja e kësaj ure në Ibër. Nëse dikush do të tentonte të shkaktonte dhunë masive, dhe KFOR-i nuk i mbronte serbët në Kosovë, atëherë shteti i Serbisë do të duhej të reagonte”, tha ndër të tjera ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress