Më 2 maj në Bruksel do të mbahet takimi i parë që nga marrëveshja për aneksin e zbatimit në Ohër në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuciq, ku njëra nga pikat e diskutimit do të jetë draftstatuti i Asociacionit.
Takimi që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.
Në takim pritet të diskutohet për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për çështjen e të pagjeturve kanë bërë të ditur nga Komisioni Evropian.
“Pritet të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth kuadrit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera të rëndësisë politike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi pas një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se pret një takim konstruktiv dhe përparim në dialog, posaçërisht për formimin e Asociacionit.
Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të kërij asociacioni që përbëhet nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë një deputete të parlamentit të Serbisë, tashmë ka filluar punën në hartimin e statutit që pritet të paraqitet në tryezën e bisedimeve.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shkroi se sipas një vendimi të vitit 2020 parashihet që Ekipi Menaxhues të bashkërendohet më ministrinë e tij dhe t’i raportojë asaj. Por, ky ekip, tha ai, nuk i është përgjigur një ftese për takim.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mos raportimi nga ana e ekipit menaxhues është qasje e papërgjegjshme ndaj institucioneve të vendit.
“Unë nuk pres ndonjë gjë të mirë nga një kryesuese e këtij Ekipi menaxhues e cila është deputete e Aleksandar Vuçiçit dhe deputetja e Aleksandar Vuçiçit nuk mundet me shkrujt pjesë të rregullimit institucional të Republikës së Kosovës, kjo është ABC e interesit tonë publik dhe shtetëror”, tha ai.
Konjufca tha se Ekipi menaxhues duhet të përbëhet nga njerëz të Kosovës që nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë interesin e Serbisë. Ai tha se Kosova nuk do të pranojë asgjë nga ky ekip që është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Takimi i parë
Për herë të parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi u takuan më 15 qershor të viti 2021 në Bruksel në kuadër të dialogut, takim ky që përfundoi pa u marrë vesh për temat.
Takimi i 27 shkurtit / Diplomati i BE-së në formë anonime: Sot palët do ta pranojnë propozimin evropian (franko-gjerman)
Në këtë takim, Kurti kishte propozuar katër pika, ku sipas deklarimeve të tij, tri nga to u refuzuan teksa për njërën prej tyre nuk patën përgjigje.
Propozimi i parë ishte për avancim të CEFTA-s. Propozimi i dytë ishte Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes ku ne zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën. Propozimi tjetër ishte për çështjen e të pagjeturve si dhe propozimi i fundit ishte për krijimin e Këshillit nacional për serbët.
Kurti atëkohë kishte thënë se sa më shpejt që bëhet marrrëveshja me Serbisë do të ishte më mirë.
Takimi i dytë
Takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit ishte mbajtur më 19 korrik 2021. Ky takim nuk sjelli ndonjë marrëveshje.
Plani franko-gjerman / Një popull i ‘nënshtrohet’ një njeriu: As partitë kryesore opozitare, as VV-ja s’kanë qëndrim preciz për takimin e sotëm
Palët përfunduan takimi më shpejt se që ishte paraparë dhe se u pajtuan vetëm për të vazhduar dialogun.
Takimi i tretë
Takimi i tretë ishtë mbajtur më 4 maj 2022. Takimi ishte njohur në publik si “Darka e Berlinit”.
Darka sipas BE-së ishte joformale pavarësisht se në këtë takim mori pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Darka mes tyre kishte zgjatur një orë e gjysmë dhe u mbajt në pallatin Borsig që gjendet në periferi të Berlinit.
Sipas Kurtit, takimi me Vuçiqin kishte qenë një përgatitje për takimin mes kryenegociatorëve, por jo të liderëve.
Kurti, kishte deklaruar se Vuçiqi nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin.
Në anën tjetër, Lajçak, pati thënë se në darkë është diskutuar për dialogun.
“E mirëprita mundësinë për një darkë joformale diskutimesh rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimet në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj.” – kishte shkruar Lajçak në Tëitter.
Takimi i katërt
Takimi i katërt ishte menduar të mbahej në korrik 2022, por u mbajt më 18 gusht 2022, pasi Vuçiq kishte shtyer takimin.
Ky takim ishte mbajtur pas barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit për shkak të vendimit për targat serbe dhe dokumentet.
Në këtë takim palët ishin marrë vesh që të takohen çdo muaj. Mirëpo nuk kishte ndodhur një gjë e tillë.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit në konferencë për media kishte thënë se “fatkeqësisht nuk kemi arritur sot marrëveshje”.
Takimi i pestë
Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit që zgjati për shtatë orë ishte takimi i datë më 21 nëntor 2022.
Kurti dhe Vuçiq nën ndërmjetësimin e Borell dhe Lajçakut biseduar për shtatë orë. Edhe ky takim nuk sjelli ndonjë lëvizje.
Kryeministri kishte akuzuar Borellin se kishte hequr dorë nga afati
“Me keqardhje mund të them që, përfqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve.” – kishtë thënë Kurti.
Takim i gjashtë
Temë kryesore e këtij takimi ishte propozimi i BE-së për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në parim, pala serbe dhe pala kosovare kanë pranuar plani e BE-së.
Ndërkaq, ndërkombëtarë kanë bërë thirrje ndaj Kurti dhe Vuçiqit që të tregohen konstruktivë gjatë këtij takimi.
Ndryshe, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.
/TV Arbëria