Klubi i motoçiklistëve i afërt me Kremlinit i quajtur “Ujqërit e Natës” ka njoftuar se në fillim të majit do të kalojë nëpër Serbi në kuadër të udhëtimit të tyre, i cili planifikohet të përfundojë në Berlin.
Ky grup që është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, i cili është nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, u nisën më 29 prill në një udhëtim të quajtur “Rrugët e Fitores”, si pjesë e të cilit ata planifikojnë të kalojnë nëpër disa qytete të Rusisë dhe Ukrainës dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin nëpër Evropë dhe të përfundojnë në Gjermani.
Themeluar nga Aleksandar Zaldostanov, i njohur më shumë si “Kirurgu”, u shtuan në listën e sanksioneve evropiane në korrik të vitit 2022 për mbështetjen e pushtimit të Ukrainës. SHBA-ja e vendosi klubin e motoçikletave në listën e sanksioneve në dhjetor të vitit 2014.
Serbia nuk i ka zbatuar sanksionet evropiane kundër Rusisë, as nuk i zbaton ato amerikane.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka qenë e disponueshme për koment nëse do të lejojnë “Ujqërit e Natës” të hyjnë në Serbi dhe të kalojnë nëpër territorin e saj.
Informatën se Serbia është në itinerarin e klubit e ka bërë të ditur në rrjetet sociale lideri i maratonës së motoçiklistëve dhe anëtari i klubit të motoçiklistëve, Andrej Bobrovski.
Është planifikuar që më 2 maj, në kuadër të fazës së tretë të udhëtimit të quajtur “Evropë – Ballkan”, klubi të niset nga Piroti, në juglindje të Serbisë. Grupi nuk ka njoftuar publikisht nëse pjesëmarrësit do të tentojnë të hyjnë në Serbi nga Bullgaria. Nuk dihet se cili shtet është planifikuar nga motoçiklistët pas Serbisë.
/TV Arbëria