Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një rrjedhje gazi në veri të Indisë.
Gra dhe fëmijë janë mes atyre që vdiqën në qytetin port të Ludhiana në shtetin Punjab. Disa persona u gjetën pa ndjenja në shtëpitë e tyre.
Zona u mbyll dhe banorët u evakuuan pas shumë vështirësive të raportuara në frymëmarrje. Katër persona janë duke u trajtuar në spital.
Burimi i rrjedhjes nuk është i qartë deri më tani. Një zyrtar sugjeroi se gazi mund të jetë përhapur nga pusetat, raporton BBC.
Një ekip nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive është dërguar në vendngjarje, në zonën Giaspura të Ludhiana. Aty pranë ka fabrika.
/TV Arbëria