Prishtina pret Llapin në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 31-të të Superligën e Kosovës.
Prishtinasit janë në vendin e katërt me 41 pikë dhe me një fitore do të vazhdonin të ishin në garë për pozitën e tretë.
Në anën tjetër është treni i fundit për Llapin, që i duhet një fitore për të mbetur në garë, pasi me 40 pikë është i gjashti.
Prishtina e ka mposhtur Llapi në tri ndeshjet e këtij sezoni në Superligën e Kosovës.
Debatik Curri dhe Tahir Batatina kanë zgjedhur 11-shet startuese për këtë përballje.
Prishtina: Kolaj, Mici, Pllana, Bytyqi, Hamiti, Useini, Gashi, Hyseni, Kryeziu, Krasniqi, Shefiti
Llapi: Avdyli, Alidema, Fimino, Riveira, Selimi, Milic, Krasniqi, Bytyqi, Stafa, Limani, Neto
/TV Arbëria