Trepça ’89 pret Gjilanin në “Riza Lushta” në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës.
Mitrovicasit kanë 33 pikë dhe një fitore i mban në garë për tu larguar nga pozita e barazhit që mbajnë aktualisht.
Në anën tjetër Gjilani deri më tani ka tubuar 46 pikë dhe është në pozitë të mirë për të luajtur në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Nga tri përballjet e para, Gjilani i ka fituar dy, ndërsa një ka përfunduar baras.
Shpëtim Idrizi dhe Zekerija Ramadani ka zgjedhur lojtarët që do të startojnë në këtë përballje.
Trepça ’89: Kaçiu, Nimani, Dushi, Mashau, Sekiraqa, Gashi, Fazliu, Amëorlorna, Fatty, Dumani, Oyekanmi.
Gjilani: Koliçi, Musolli, Halili, Jashari, Bilalli, Zeka, Ramadani, Sinani, Islami, Zabërxha, Hoxha.
/TV Arbëria