Luka Modric nuk luajti në fitoren e Real Madrid ndaj Almerias me rezultat 4-1 për shkak të një dëmtimi.
Kroati me gjasë është jashtë finales së Kupës së Spanjës, në të cilën Reali do të luajë kundër Osasunës fundjavën e ardhshme.
Ai me shumë gjasë do të humb edhe ndeshjen e parë me Manchester Cityn në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e cila është caktuar për 9 maj.
Kundër Almerias, vendin e Modric në mesfushë me Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni e zuri 26-vjeçari Dani Ceballos, i cili ka luajtur disa ndeshje të shkëlqyera për mbretërit këtë sezon.
“Është e dhimbshme që Modric është i lënduar, por tani është një vend i hapur në mesfushë dhe shpresoj të luaj në ndeshjet e ardhshme, që do të jetë e mrekullueshme për mua”, ka thënë spanjolli.
/TV Arbëria