Java e parë e majit me mot të ndryshueshëm, vransira, diell e shi kohëpaskohe, temperaturat pësojnë rënie të lehtë nga vlerat mesatare, parashikon “Prishtina Weather”.
30.04.2023 – Situata meteorologjike në javën e parë të majit nuk po pritet të stabilizohet. Do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira e intervale me diell dhe të reshura shiu, që paraqiten më shumë nga dita e martë deri të enjten. Në aspektin termik temperaturat pësojnë një rënie të lehtë nga vlerat mesatare. Maksimalet nga 20C në fillim të javës zbresin edhe deri në 15C ditën e enjte, ndërsa ato minimale luhaten ndërmjet 5C e 9C.
Cilësia e ajrit nën këto kushte të motit të ndryshueshëm, me qarkullim të mirë ajror, do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
Datat:
1.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
2.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.
3.05 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. Më vonë pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullimë.
4.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu.
5.05 – Vransira e intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
Era do të fryjë nga juglindja, të martën edhe mesatarisht e fuqishme 7-16m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesish përreth vlerave normale.
/TV Arbëria