Pesë persona, përfshirë një 8-vjeçar, u qëlluan për vdekje nga një burrë me pushkë automatike, në një shtëpi në Cleveland, Teksas, sipas Sherifit të Qarkut San Jacinto, Greg Capers.
Të premten në mbrëmje, autoritetet policore morën një telefonatë “në lidhje me një shqetësim” rreth orës 23:31, sipas kohës lokale, i tha sherifi anëtarit të CNN KHOU.
Pas mbërritjes, forcat e rendit zbuluan shumë njerëz të qëlluar rreth banesës, tha Capers. Sherifi u tha gazetarëve se në momentin e të shtënave ndodheshin 10 persona brenda shtëpisë.
“Njësitë patrulluese, kanë arritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se disa persona janë qëlluar. Ky numër tani është rritur në pesë persona të cilët tani janë të vdekur. Moshat e tyre variojnë nga 8 vjeç deri në rreth 40″, tha Capers për mediat lokale herët në mëngjesin e së shtunës.
Ndërsa identitetet e viktimave nuk dihen për momentin, sherifi tha se beson se viktimat janë nga Hondurasi.
Ndërkohë, personi që dyshohet se e bëri këtë akt nuk është arrestuar dhe forcat e rendit janë në kërkim të tij.
/TV Arbëria