Katër shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi janë kapur në një fermë kanabisi.
Sipas mediave gjermane ngjarja ka ndodhur më 26 prill dhe se të arrestuarit janë të moshave 23 deri në 46 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 bimë kanabisi, shumica e tyre gati për korrje.
Katër shqiptarët aktualisht ndodhen në paraburgim, në pritje të dënimit.
/TV Arbëria