Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mitrovicasi grabitet nga dy persona me maska dhe armë

Mitrovicasi grabitet nga dy persona me maska dhe armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të grabitjes me armë në Mitrovicë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, në ora 00:10.

“Rr. Hasan Prishtina, Mitrovicë 29.04.2023-00:10. Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se dy persona të maskuar duke e kanosur me armë, i kanë grabitur një shumë parash të gatshme dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent.

Po ashtu në vend e ngjarje kanë dalë njësitë policore të cilat dhe janë duke hetuar rastin.

/TV Arbëria