Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shumë qytetarë nga Kosova ia mësyjnë Shqipërisë për 1 Maj

Shumë qytetarë nga Kosova ia mësyjnë Shqipërisë për 1 Maj

Një numër i madh i automjeteve nga Kosova është parë duke shkuar në drejtim të kufirit me Shqipërinë, kjo për shkak të festes se 1 Majit.

Në Kosovë 1 maji, e cila i bie ditën e hënë, është ditë pushim dhe siç duke shumë qytetarë nga Kosova janë duke e shfrytëzuar këtë festë për të pushuar në Shqipëri.

Nga videot shihet një numër i madh i automjeteve të cilët edhe kanë krijuar kolona të gjata në kufirin me Shqipërinë.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

/TV Arbëria