Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Grajqevci skeptik se Serbia do të tregojë për varrezat masive: Trysnia e ndërkombëtarëve e nevojshme

Extra AL PVC

Kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci, në një intervistë tha se çështja e personave të zhdukur asnjëherë nuk është trajtuar dinjitetshëm.

Duke i’u referuar marrëveshjes së fundit ai ka bërë thirrje që termi i “të zhdukur me dhunë” mos të largohet nga ujdia e Ohrit.

“Nga mbarimi i luftës as një herë nuk janë trajtuar çështje e personave të zhdukur dinjitetshëm, sepse e dimë se më kë kemi punë. Mu nuk me jetë shumë hatri nga ta që e dinë ku i kanë fshehur varrezat masive, ku i kanë të gjallët, unë them të gjallët se të gjallë i kanë marr dhe ne e dimë rrugëtimin e tyre”.

Duke folur për termin “të zhdukur me dhunë”, ai tha se nëse nuk përdoret si i tillë, mund të interpretohet si të zhdukur nga tërmeti, zjarri apo diçka tjetër.

“Absolut kjo nuk guxon që të largohet sepse ndryshe si do ta quajmë, nëse e quan të zhdukur mund të jenë të zhdukur nga uji, nga tërmeti, zjarreve apo diçka tjetër, por kjo dihet që Serbia çdo gjë që e ka kryer për të zhdukurit me dhunë e ka kryer në mënyrë komanduese dhe administrative edhe kjo nuk ka tjetër term përveç këtij termi”, tha ai.

Ai shprehte i bindur se Serbia nuk do të zbatojë marrëveshjet, pra nuk do të jap të dhëna për varrezat masive dhe se është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë trysni.

“Është arritur një marrëveshje e mirë sepse pala kosovare e ka futur më në fund kërkesën tonë që personat e zhdukur të trajtohen, personat e zhdukur me dhunë nga forcat policore ushtarake serbe. Është një term që kështu është dashtë të quhet nga fillimi por marrëveshjet që i kanë bërë me Serbinë unë jam skeptik që Serbia do t’i realizoj, sa do që të bënë trysni pala kosovare, pa një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare unë besoj që Serbia as nuk do t’i tregoj varrezat masive as nuk do t’i kthej të zhdukurit qoftë tonët, qoftë Bosnjës apo të Kroacisë”, tha ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...