Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tahiri: Në këtë kabinet qeveritar kam parë papërgjegjësi dhe injorim të Kuvendit

Tahiri: Në këtë kabinet qeveritar kam parë papërgjegjësi dhe injorim të Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se është e papranueshme që një ministër apo ministre të mos raportojë në Kuvend.

Ai u shpreh se në këtë kabinet qeveritar ka parë papërgjegjësi dhe injorim të Kuvendit.

“Është plotësisht e prapranueshme që një ministër apo ministre të mos raportojë në Kuvend, sepse kabineti qeveritar i detyrohet Kuvendit”.

“Ajo çfarë kam parë në këtë kabinet qeveritar, realisht kam parë një mungesë të përgjegjësisë së madhe të ballafaqimit me Kuvend, sikurse kam parë injorim të Kuvendit”, tha Tahiri në Klan Kosova.

Tutje, Tahiri u shpreh se AAK-ja ka punuar shumë, sepse siç u shpreh ai, ka pasur tema të rëndësishme për të adresuar.

“Si Aleancë ne kemi punuar shumë, që edhe pse jemi grupi parlamentar më i vogël, kemi punuar shumë, sepse kemi menduar që ka pasur tema të rëndësishme për t’i adresuar”, u shpreh Tahiri.

/TV Arbëria

Powered by WordPress