Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Qindra punëtorë të KEK-ut protestuan sot para zyreve qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërkuar rritjen e pagave.

Të organizuar nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ata akuzuan edhe për keqpërdorime bordin ekzekutiv të KEK-ut.

Nexhat Llumnica nga kjo sindikatë paralajmëroi edhe greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

/TV Arbëria