Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vidhen mijëra euro në një shtëpi në Istog, arrestohet një person

Vidhen mijëra euro në një shtëpi në Istog, arrestohet një person

Një person është arrestuar dje në Istog për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari ka vjedhur 3 mijë e 400 euro dhe 1 mijë e 200 franga zviceriane.

“Me datën 03.04.2023, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar nga ankuesi se persona tё panjohur kanё hyrё nga kulmi i shtёpisё sё tij dhe sipas viktimёs iu janё vjedhur para nё shumёn prej tremijë e katërqind (3400) euro dhe njëmijë e dyqind (1200) franga zvicerane. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 27.04.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se me datёn e lartёcekur ka kryer veprën penale “ Vjedhje e rёndё”.”, ka informuar Policia.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

/TV Arbëria