Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Raportohet për viktima pas sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase

Raportohet për viktima pas sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase

Rusia ka kryer sulme ajrore ndaj qyteteve në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe në kryeqytet, Kiev, duke vrarë të paktën pesë persona.

Në grua dhe një fëmijë trevjeçar u vranë në qytetin Dnipro, thanë autoritetet lokale.

Tre persona vdiqën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit, thanë zyrtarët. Një ndërtesë banimi prej nëntë katesh po ashtu është dëmtuar rëndë.

Është raportuar për shpërthime edhe në qytetin Kremençuk dhe Poltava, sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.

Në Kiev, 11 sulme me raketa dhe dy me dronë u parandaluan nga sistemi i mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarët.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se kjo ishte hera e parë në 51 ditë që Rusia sulmoi kryeqytetin ukrainas.

Ende nuk ka raportime për viktima të mundshme në mesin e civilëve në Kiev.

Sulmet vijnë në kohën kur besohet se forcat ukrainase po përgatisin një ofensivë ushtarake me pajisjet e reja, përfshirë tanket, që u kanë dhënë aleatët perëndimorë.

Rusia u përball me vështirësi gjati dimrit për të bërë përparim në fushëbetejë dhe që 10 muaj po tenton që të marrë kontrollin e Bahmutit, qytetit ukrainas që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut./REL

/TV Arbëria

Powered by WordPress