Siç bëhet e ditur nga “Mundo Deportivo”, Barcelona nuk do të rinovojë kontratën që e lidhë atë me “Telefonican” që nga viti 2015, dhe kjo gjë do të prek 150 punëtorë.
Barcelona pritet të njoftojë sonte për shkëputjen e kontratës që e ka me “Telefonican” nga viti 2015 për televizionin e Barçës, kontratë kjo e cila do të shkëputet më 30 qershor.
Si pasojë e kësaj, kanali televiziv i Barçës do të mbyllet pas plot 24 vitesh që kur ishte themeluar më 27 korrik të vitit 1999 nën urdhrat e Josep Lluis Numbness.
Punëtorët e televizionit e kanë marrë vesh vendimit sot pasdite, ku vendim është marrë edhe për mbylljen e 14 studiove të tjera, në të cilat punëtorët marrin pagë nga klubi.
Pjesa tjetër, afro 150 punëtorë, ishin punësuar nga “Telefonica”, dhe kësaj të fundit gjithashtu i është komunikuar vendimi që nuk do të vazhdohet partneriteti me të.
/TV Arbëria