Me fillim nga ora 20:15 Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të ballafaqohet me Malin e Zi. në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në kampin e Kosovës atmosfera është e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm se përballë e kanë një kombëtare të nivelit serioz evropian. Të gjithë janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin në tentim për sukses. Po ashtu shpresohet në përkrahje nga tribunat.
Kosova i ka disa mungesa të rëndësishme, por po ashtu janë kthyer disa lojtarë me rëndësi. Për shkak të lëndimeve mungojnë Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli e Liridon Zena.
Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.
Të dielën është ndeshja e fundit e këtij cikli kualifikues. Ndeshja me Slloveninë luhet në Velenje.
/TV Arbëria