Bëni fjalë për një frikë? Ç’është kjo frikë?
– Kjo frikë e madhe ka bërë që Feja dhe Aristokracia (Aristofeja) të pengojnë sistematikisht studimet mbi shqipen, të pengojnë arsimimin e vërtetë të shqiptarit, konkurrimin e tij dhe të gjuhës shqipe në skenën e madhe të diturisë botërore. Ata nuk janë mjaftuar vetëm me mallkimin e shqipes, por kanë bërë dhe vazhdojnë edhe sot të bëjnë përpjekje të ethshme për të pengnar daljen në dritë të dokumenteve të vjetra të shqipes, siç është rasti i pengimit të hapur nga ana e Vatikanit, i librit të 1210 të Teodor Shkodranit..
– Keni siguri në këto që thoni?
– Patjetër. Më thoni ju, përse pas një mijë e pesëqind vjetësh (është koha e “Dark Ages”, e “Errësirës së Madhe të Mesjetës”, kur pranë botës shqiptare kanë lindur njëkohësisht të gjitha alfabetet, shkrimet, dhe gjuhët e tjera të botës), 40 kilometra me rafte me libra të Bibliotekave të Vatikanit, bibliotekat e shpellave të murgjëve dhe heremitëve në Malin Athos, të qendrave kryesore të fesë dhe të bibliotekave të fisnikërisë evropiane e botërore si dhe dhjetra – mijëra manastireve. qendrave islame, budiste etj., qëndrojnë ende të mbyllura për shqiptarët?
Nga Fahri Xhara
/TV Arbëria