Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lëndimi i Dybalas i lehtë, mund të startojë ndaj Milanit

Lëndimi i Dybalas i lehtë, mund të startojë ndaj Milanit

Diego Llorente është diagnostikuar me një biceps të këputur, por bashkëlojtari i tij te Roma, Paulo Dybala nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë.

Dyshja shfaqi probleme gjatë minutave të fundit të humbjes 3-1 në Serie A ndaj Atalantës dhe mbeten në dyshim për përballjen e kësaj të shtune me Milanin .

Llorente papritmas u ndal duke shtrënguar kofshën e tij dhe u pa i përlotur në stol, pasi testet kanë treguar një këputje në bicepsin femoral në kofshën e majtë.

Ky lloj dëmtimi në përgjithësi kërkon 15-20 ditë qëndrim jashtë fushës, një goditje e rëndë duke parë se Chris Smalling dhe Rick Karsdorp janë tashmë në të lënduar.

Lajmi i mirë për Romën është se Dybala nuk ka lëndim të r3ëndë në kyçin e këmbës së majtë, por ai mbetet i mavijosur pas një ndrydhjeje të shkaktuar nga goditja e Jose Luis Palomino.

“Testet ishin pozitive, po punojmë që të jemi në 100 për qind sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar La Joya në llogarinë e tij në Instagram.

Mbetet e mundshme që Dybala madje mund të startojë kundër Milanit këtë fundjavë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress