Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mema: Përse ka rënë heshtja mbi zbulimin e pllakave Dardane në Shkup?

Mema: Përse ka rënë heshtja mbi zbulimin e pllakave Dardane në Shkup?

Gazetari Marin Mema, në rrjetin social Facebook është shprehur se pse ka rënë heshtja mbi zbulimin e pllakave Dardane në Shkup! 

Ai shtoi se çka ndodhi me objektet, traditat, historinë dhe trashëgiminë e shqiptarëve.

“Një mesazh sot nga Shkupi Dardan. Bashkë jemi më të fortë! ❤️🇦🇱. Përse ka rënë heshtja mbi zbulimin e pllakave Dardane në Shkup ? Çfarë ndodhi me objektet ? Si falet në këtë formë historia, tradita dhe trashëgimia e shqiptarëve ? Përse shtetarët shqiptarë nuk kërkojnë verifikimin e objekteve arkeologjike që mbahen prej mëse 100 vjetësh të mbyllura në depot e Shkupit ? Përse këto objekte nuk vendosen në muze ? Si mund të ndërtohet një muze në Shkup dhe asnjë objekt të mos deklarohet zyrtarisht ilir ? As edhe një i vetëm. Ku është parë ky lloj deformimi qesharak ? Çfarë është kjo heshtje e shtetarëve shqiptarë ? Me kë janë këta njerëz ? “

Mema tha se heshtja nuk mund të zhdukë historinë. Shqiptarët në Shkup e kudo në Maqedoninë e sotme të Veriut janë AUTOKTONË.

“Heshtja nuk mund të zhdukë historinë. Shqiptarët në Shkup e kudo në Maqedoninë e sotme të Veriut janë AUTOKTONË, Turp kjo heshtje. Turp kjo falje e historisë ! Të kërkosh të drejtën për të patur historinë tënde, trashëgiminë, kulturën, identitetin, nuk është ekstremizëm, por e drejtë themelore. Si mund ti merret një populli kjo e drejtë ? Si mund ti zhduket e vërteta!”

/TV Arbëria