Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim Zëvendës-Drejtorin e Departamentit për Ballkan në Ministrinë për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Francës, Nicolas Faye, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë në zhvillimin e avansimin e bashkëpunimit zhvillimor dhe ekonomik.
Në fillim të takimit, Faye e uroi Bislimin në arritjet e fundit për të ardhmen evropiane të Kosovës, siç është liberalizimi i vizave dhe kalimi i etapës së parë për anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.
Bislimi shprehu falënderimin për mbështetjen e Francës për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit. Bislimi potencoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e angazhua në këtë proces, “ku përfitues kryesorë duhet të jenë të gjithë qytetarët”.
/TV Arbëria