Tottenham Hotspur thuhet se dëshironte që Antonio Conte të vazhdonte si trajner deri në fund të sezonit, pavarësisht se largimi i tij në muajin mars erdhi si pasojë e një akordi mes dy palëve.
Conte u largua nga Tottenhami pas barazimit 3:3 me Southamptonin, ku skuadra e tij asokohe humbi një epërsi prej dy golave vetëm për të barazuar më pas me Southamptonin, i cili momentalisht gjendet në fundin e tabelës së Premier Ligës.
Conte më pas shpërtheu në një intervistë pas ndeshjes, ku vuri në pikëpyetje mentalitetin e lojtarëve, si dhe ambicien krerëve të klubit londinez.
Spekulimet për shkarkim të Contes filluan kur trajneri italian ishte në Itali gjatë ndeshjeve të kombëtareve.
Sipas “The Sun”, ndërsa shefi i Tottenhamit, Daniel Levy ishte i përgatitur që Conte të largohej në fund të këtij sezoni, ai nuk ishte i përgatitur që trajneri italian do të largohej më herët.
Po ashtu, thuhet se Levy ishte i vetëdijshëm për katastrofën që mund të ndodhë nëse nuk gjendej zëvendësimi i Contes.
/TV Arbëria