Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë prodhoi dramë në stadiumin “Allianz”, ku dy gola dhe tre kartonë të kuq u panë pas minutës së 80’, ku kampioni aktual, Interi arriti ta barazojë rezultatin në 1:1 kundër Juventusit.
Cuadrado ishte golashënues në ndeshjen e parë për “Zonjën e Vjetër”, kurse Romelu Lukaku barazoi rezultatin në minutën e 95’ për “Nerazzurët”.
Interi e synon fitoren sot dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit të dytë radhazi në Kupën e Italisë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Dalbert, Handanovic, Mkhitaryan dhe Skriniar, kurse te Juventusi mungojnë Cuadrado, Ihattaren dhe Kaio Jorge.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Lukaku
Juventus (3-5-1-1): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; De Sciglio, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Milik.
/TV Arbëria