Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve për komunat veriore

KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve për komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot do të shpallen rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, nga KQZ kanë thënë se të martën nga ora 13:15 mban mbledhjen e radhës.

Pikë e rendit të ditës është edhe shpallja e rezultateve për zgjedhjet për kryetar të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

/TV Arbëria

Powered by WordPress