Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Osmani: Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër,shkeli 2 marrëveshje për 24 orë

​Osmani: Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër,shkeli 2 marrëveshje për 24 orë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.

Ky është shkrimi i plotë i presidentes Osmani:

Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit:

1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2)

2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4)

Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër”, ka shkruar Osmani në Tweet.

/TV Arbëria

Powered by WordPress