Paris Saint -Germain mund të përballet me dy largime të mëdha sapo të hapet afati kalimtar veror.
Bëhet fjalë për dyshen Neymar-Messi që nuk po gjejnë rehati tek gjiganti francez.
Kur bëhet fjalë për yllin brazilian, “Daily Mail”, raporton se klubi po mendon të shesë atë, me Chelsean dhe të paktën një klub tjetër nga Premier Liga që po e konsiderojnë mundësin e transferimit të sulmuesit 31-vjeçar brazilian.
Ndryshe qëndron situata me yllin argjentinas. Lionel Messi mësohet se dëshiron të rikthehet në Barcelonë, por klubi spanjoll duhet të mbledhë 88 milionë funte përmes shitjeve të lojtarëve dhe të aktivizojë një tjetër levë ekonomike në mënyrë që të rikthejë kapitenin 35-vjeçar të Argjentinës.
Te Barcelona asnjëherë nuk i kanë mbyllur dyert për rikthimin e legjendës së tyre, andaj ky skenar mund të realizohet, gjithmonë nëse plotësohen kushtet ekonomike.
/TV Arbëria